Elbert krasniqi

Elbert Krasniqi: Kryetarët e 12 komunave përfituese kana nënshkruar marrëveshjet për financimin e projekteve kapitale

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se me kryetarët e 12 komunave përfituese ka nënshkruar marrëveshjet për financimin e projekteve kapitale. “Kjo garë ka kuptim vetëm kur gara është transparente dhe se kjo garë tashmë ka rëndësi më të madhe pasi që është institucionalizuar dhe bazohet në ligjin përkatës të votuar në kuvend. Përmes këtij granti, MAPL dhe donatorët financojnë komunat në projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, gjithpërfshirjen dhe dixhitalizimin e shërbimeve komunale. Urime kryetarëve të komunave përfituese!”, ka shkruar Krasniqi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Rritje vjetore e çmimeve të banesave, por rënie krahasuar me tremujorin e kaluar

Çmimet e pronave për banim në Kosovë kanë shënuar rritje në baza vjetore, por kanë …