Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe dje me përplasje mes vëzhguegesve e zyrtarëve të KQZ-së

Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe dje me përplasje mes vëzhguegesve e zyrtarëve të KQZ-së

Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe këtë të hënë me përplasje mes vëzhguesve e zyrtarëve të KQZ-së. Pikërisht për këtë në “Frontal” i ftuar ishte Egzon Pacolli nga LDK i cili gjatë ditës pati një përplasje me Sami Kurteshin e VV-së. Pacolli foli pak për mënyrën e organizimin brenda Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve. “Në sallë janë numëruesit e caktuar nga KZQ dhe vëzhguesit e partive politike por këta të fundit nuk kanë të drejtë aspak të marrin pjesë në numërim nëse nuk ju duket e vlefshme munden me dërgu ankesë”, tha Pacolli. Ai përshkroi edhe përplasjen verbale me Kurteshin. Ditë më parë  Alban Krasniqi e ka kërcënuar një vëzhguese të LDK-së, dje erdh Sami Kurteshi u përplas më një zonjë aty, ajo i shpjegonte që vota nuk është e vlefshme sipas ligjit, aty filloi incidenti dhe  nisi me i ofendu vëzhguesit”, shtoi ai. Pacolli tha që anëtarët e KQZ-së kanë të drejtë të jenë në sallë por jo të përfshihen.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …