Elife Luzha

Elife Luzha: Dy poezi

GJEOGRAFIA E ZEMRËS

 

Nata e përqafoi qiellin e purpurt

Tek syri gjysmë i hapur

I yllit në zgjim

Polet në faqen e tokës shtrirë

Ua dëgjojnë frymëmarrjen

Erërave

Deri në zemër

Syri mat e çmat

Horizonte të shkrumbuara

Me ajër të akullt

Matematikë e gabuar

Me gjakun e zemrës sime

Vijëzon kufijtë

E atdheut të tkurrur

 

NË VEND TË PARATHËNIES

 

Majat e maleve

Me parzmën time i kam mprehur

Mbi fosforin tim sofrën e kam shtruar

Gosti për perëndi

Me këngë rituale

Duke i pagëzuar brezat

Unë re mbi re

Largova myshkun e shekujve

Rrugëve kah eci

E ndjejë trokun e kalit

Heroit të Motit të Madh

Hijen ia preku

Në Dardani u pagëzua kuq e zi

Duke bërë epoka

Me ngjyrën e dejve të mi

E TY

Nga ç’ nëmë nëne të është gurëzuar zemra

Thith gjakun e dejve të mi

E perëndive sofrën ua trazon

Mijëra vjet ditëlindjen ARBËRI

Ta këndoj

Kontrolloni gjithashtu

Tefta Çami: Vizita në Theth të Dukagjinit, më ka lënë shumë mbresa

Tefta Cami: Vizita në Theth të Dukagjinit, më ka lënë shumë mbresa

Me 26-27 tetor të këtij viti shkova e vizitova me vajzën time, Alma dhe me …