Shumica e shteteve të botës kanë uruar Shqipërinë për 28 nëntor, në mesin e tyre edhe NATO-ja

Agim Vuniqi: Flamuri i Lirisë

Kuq, i kuq si gjaku i derdhur në emër të lirisë,

dhe të kohës për të cilën luftuam,

…të bashkuar

Zi si koha e kaluar në robëri

 

Toka shqiptare, është e lirë

kur në çdo pëllëmbë të saj

ngulitet një flamur lirie

 

…për mërgimtarët në Amerikë

për oqeanet dhe kohën e kaluar,

për paqen që dëshirojmë të ndajmë,

…Yjet për të kujtuar ata që luftuan errësirën,

…diell për ata që luftuan dhe u zgjuan ditën të lirë

 

Guxim demokracie për vendin tonë

…të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.

Fotografi zemrash

për të kujtuar të pagjeturit e Luftës

një salutë për ta

dhe ata që vdiqën në luftë,

…janë simbol krenarie !

 

…secili pranë njëri tjetrit,

një më shumë sot, se dje

do të qëndrojë e bashkuar Shqipëria

o simbol krenarie

 

Një Salutë për heronjtë;

një për dëshmorët

dhe një për ata që luftuan

 

Një batanije për të na mbuluar

në kohë e nevojë

 

Në shkëmb valon flamuri kuq, zi

me shkabën dykrenore në mes,

ta mbajmë në gji

për t’i treguar botës se jemi kudo

jemi të ndershëm dhe kenar,

jemi të pamposhtur

 

Flamuri i lirisë kuq e zi

nuk duron më robëri !

Kontrolloni gjithashtu

Tefta Çami: Vizita në Theth të Dukagjinit, më ka lënë shumë mbresa

Tefta Cami: Vizita në Theth të Dukagjinit, më ka lënë shumë mbresa

Me 26-27 tetor të këtij viti shkova e vizitova me vajzën time, Alma dhe me …