Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Eliot Engel, thotë se Kosova duhet të marrë liberalizimin e vizave në këmbim të detyrave që i kërkohet t’i kryej

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, thotë se Kosova duhet të marrë diçka në këmbim të detyrave që i kërkohet të kryejë. Duke folur për gazetarët në Bruksel, Engel kujtoi ratifikimin e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, pas së cilës gjë Bashkimi Evropian i ka premtuar liberalizimin e vizave me vendet e BE-së. “Kjo gjë (liberalizimi i vizave) nuk ka ndodhur ende dhe është frustruese”, tha Engel. Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi qysh në mars të vitit të kaluar. Komentet vijnë pas presionit të shtuar amerikan mbi Kosovësn që të tërheqë taksën 100% që u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja. Engel tha se edhe Qeveria e Serbisë duhet të ndryshojë qëndrim dhe të mos vazhdojë mbajtjen e Kosovës jashtë organizatave ndërkombëtare, si UNESCO dhe INTERPOL, si dhe të mos përpiqet t’i bindë shtetet për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai shpreson se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë do të dalin me një plan për ecjen pëpara dhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ

Deri në ora 11.00, në zgjedhje kanë marrë pjesë 6.13 për qind e qytetarëve me të drejt vote

Deri në ora 11.00, në zgjedhje kanë marrë pjesë 6.13 për qind e qytetarëve me …