Elisa Aliu- bija e ish-ushtarit të UÇK-së,: Kush i prek heronjtë, prek gjakun e këtij vendi

Elisa Aliu, bija e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Burmi Aliu, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit politike që, sipas saj, tentojnë të barazojnë figurat e luftës me armiqtë e tyre. Në një postim emocional dhe të drejtpërdrejtë, ajo ka kujtuar sakrificën e brezit të luftëtarëve dhe ka theksuar se historia e Kosovës nuk mund të përdhoset nga deklarata të ditës. Aliu thotë se babai i saj dhe mijëra luftëtarë të tjerë nuk kërkuan privilegje, por luftuan vetëm për liri dhe bashkim kombëtar, duke paralajmëruar se askush nuk ka të drejtë të prekë nderin e atyre që dhanë gjithçka për vendin.

Postimi i plotë:

Flas si bija e një njeriu që e mbrojti emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si frymën e fundit që ishte gati me dhanë. Si një shenjë të shenjtë që e mbante në gjoks, jo si simbol, por si jetën e vet, të paketuar në ngjyrat e lirisë që ende nuk kishte lindur.
E dhimbshme dhe e turpshme.
Kështu nis kjo histori.
Në një Kosovë të ngritur mbi gjak, mbi rrënjë të përvluara, mbi djem e burra që luftuan me zemër, sot del dikush që dikur s’besonte as në pavarësinë e saj, e guxon t’i krahasojë heronjtë tanë me armiqtë më të mëdhenj të tyre.
Ky nuk është gabim politik, është poshtërim.
Kjo është plagosje e qëllimshme e vetë historisë sonë.
Ka kufij që nuk preken.
Ka sakrifica që nuk guxon askush me i prek.
Ka histori që nuk lejohet me u zhyt në baltë, e pikërisht këtë po tentojnë disa sot.
Dhe sot, pas gjithë asaj rruge të lagur nga gjaku dhe të tharë nga shpresa, del dikush që dje e mohonte shtetin tonë, e sot ka guximin t’i barazojë ata që na sollën lirinë me ata që dëshironin të na zhdukin.
Prandaj, për t’ia kujtuar Albinit dhe cilitdo që mendon se historia mund të rishkruhet sipas interesit të ditës:
Ne nuk harrojmë.
Babai im dhe mijëra si ai nuk kërkuan poste.
Nuk kërkuan privilegje.
Kërkuan vetëm një gjë: lirinë dhe bashkimin e trojeve shqipëtare.
Prandaj po e them qartë, pa frikë dhe pa doreza:
Kush i prek heronjtë, prek gjakun e këtij vendi.
Kush i barazon me armikun, i shërben armikut.
Kush harron, s’ka as të drejtë, as nder, me fol në emër të Kosovës.
Sa për ne…
Ne nuk harrojmë.
As dje.
As sot.
As kurrë.
Sepse ajo që është fituar me jetë, nuk lejohet me u fshi me fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja Ekonomike – rritje në letër, stagnim në jetën e qytetarëve

Kosova po kalon një periudhë të ndjeshme ekonomike e sociale, ku pavarësisht se statistikat makroekonomike …