Elisa Spiropali: Dëshmitë në Hagë do ta pastrojnë njollën mbi UÇK-në

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas nisjes së dëshmive të mbrojtjes në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK-së në gjykaten speciale të Kosovës në Hagë. Spiropali tha se kjo fazë e re e gjykimit është një hap vendimtar drejt drejtësisë dhe pastrimit të emrit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga akuzat e padrejta. “Në Hagë nisën sot dëshmitë e mbrojtjes për çlirimtarët e Kosovës, të gjendur prej kohësh në pritjen e pafund dhe të pamerituar. Në këtë moment, kur paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së, drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë”, ka shkruar Spiropali. Ajo paralajmëroi se çdo përpjekje për të vënë shenjë barazimi midis çlirimtarëve dhe krimeve të luftës do të mbetej “një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën, një pllakë turpi në historinë e popujve për liri dhe drejtësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …