Elisa Spiropali në Bruksel për takime me zyrtarë të lartë të BE-së

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takojë përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian. Spiropali deklaroi se Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë me ritmin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se nuk ka asnjë minutë për të humbur në këtë proces. Sipas Top Channel, ministrja shqiptare do të pritet nga Zëvendës presidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas. Ajo pritet të zhvillojë takime edhe me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, si dhe me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore, Gert Jan Koopman. Në fokus të diskutimeve do të jenë ecuria e negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe mbështetja për proceset reformuese në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …