leoni

Elisa Spiropali në Janinë: Shqipëria, vlerë e shtuar për një Europë më të fortë dhe më të sigurt

Ministrja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në Konferencën e 19-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Iniciativës Adriatiko-Joniane, e mbajtur në Janinë të Greqisë. Në një reagim publik, Spiropali theksoi rëndësinë strategjike të kësaj nisme për paqen, bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit europian. Ajo nënvizoi se Shqipëria përfaqëson një vlerë të shtuar për një Europë të re, më të madhe dhe më solidare, duke përmendur mbështetjen e fortë që vendet anëtare të BE-së si Greqia, Italia, Kroacia dhe Sllovenia i japin rrugës europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Spiropali shprehu mirënjohje për presidencën greke të kësaj nisme, duke e vlerësuar drejtimin e saj si të suksesshëm dhe me ndikim të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …