Elmi Reçica

Elmi Reçica: Demonstratat e 3 prillit 1981 në Ferizaj, ishin vazhdimësi e rezistencës së demonstratave të filluara më 11 mars

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se sot shënohet 42-vjetori i  demonstratave të 3 prillit të vitit 1981 në Ferizaj, të cilat ishin vazhdimësi e jehonës dhe rezistencës së demonstratave fillestare të 11 marsit, që manifestonte shprehjen dhe kërkesën për realizimin e çështjes kombëtare shqiptare. “Në Ferizaj ishte protestuar fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve me kërkesën për Republikën e Kosovës, në përleshje me forcat e atëhershme policore, ranë heroikisht dëshmorët e kombit, Rizah Matoshi dhe Sherif Frangu, Demonstrata e 3 prillit ishte një kthesë e rëndësishme në historinë e Kosovës, pasi shënoi fillimin e një lëvizjeje masive për liri dhe pavarësi. Kjo protestë tregoi se populli i Kosovës ishte gati të luftonte për të drejtat e tyre dhe për të ndryshuar statusin e tyre në sistemin politik të asaj kohe. Rezistenca e shqiptarëve nuk u ndal asnjëherë dhe kulmoi me luftën e UÇK-së deri në çlirimin e vendit tonë dhe realizimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Reçica në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …