Dr. Skёnder Demaliaj: REFORMIMI I ARSIMIT TË LARTË DHE ZHVILLIMI I EKONOMISË I

Dr. Skёnder Demaliaj: Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia dhe Kosova

Sipas Putinit nuk ёshtё asgjё ajo qё ka bёrё Rusia nё Krime, nё Ukrainёn Lindore nё krahasim me atё qё kanё bёrё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe NATO-ja nё Jugosllavi. Nёse Perёndimi mund t’i ricaktojё kufijtё pёr Kosovёn, atёherё ne mund tё ricaktojmё kufijtё pёr Republikёn Popullore tё Donetskit dhe Luhanskit “Pёrse Donetski, Luhanski duhet tё kёrkojnё leje nga autoritetet e Kievit pёr shpalljen e pavarёsisё?” – shtron pyetjen ai. Dhe pёrgjigjet: “As Kosova nuk u kёrkoi leje shteteve tё tjera pёr pavarёsi, por se kishte tё drejtё ta shpallte vetё dhe institucionet ndёrkombёtare e pranuan” (htps://klankosova.tv,18qershor2022.Putin e pёrmend sёrisht Kosovёn).

Sipas tij Kosova ёshtё njё precedent pёr kёto republika e pёr shumё rajone tё tjera. Presidenti Putin pёrsёrit vazhdimisht: “Kosovo! Kosovo! Kosovo!” pёr tё justifikuar politikёn e tij agresive nё Krime, nё Ukrainёn Lindore, nё Moldavi, nё Gjeorgji etj., me qёllim krijimin e “Rusisё sё Madhe”.

Rajonet e Donetskit dhe tё Luhanskit janё pjesё e Donbasit. Donetski quhej Stalino. Ai ka shumё miniera dhe ёshtё njё nga prodhuesit e mёdhenj tё ҫelikut. Luhanski quhej Voroshilovgrad dhe ka rezerva tё mёdha tё qymyrgurit. Popullsia e Dinetsk-it ёshtё 2 milion banorё, kusrse ajo e Luhanskit ёshtё 2.121.322 banorё (nё 2021). Nё tё dy kёto qytete, pas Luftёs sё Dytё Botёrore kanё ardhur shumё punёtorё rusё, ҫfarё kё ndikuar nё ndryshimin e strukturёs sё popullsisё. Nё Donetsk 1/3 e popullsisё janё rusё, 1/3 ukrainas, 1/3 sllavё. Rajoni i Luhanskit ёshtё krijuar nё vitin 1938 dhe ka qenё pjesё e Ukrainёs. Sipar regjistrimit tё vitit 2001, 49.6% ishin ukrainas, 47% rusё. Moska nё vitet e fundit nё kёto rajonё ka lёshuar 720 mijё pasaporta ruse. Khersoni nё vitin 2020 ka patur 1.429.000 banorё, nё vitin 2021- 1.420.000 banorё, nё vitin 2022 – 1.423.000 banorё. Rajoni i Zaporizhizhisё e ka sipёrfaqen 27183 km2, popullsinё 1.666.515 banorё nё vitin 2021. Rajoni ёshtё pjesё e Ukrainёs qё nga 10 janari 1939. Nё vitin 1897 – 43% ishin ukrainas, 24.8% ishin rusё, nё vitin 1926 – 33.8% ishin ukrainas, kurse 52.2% ishin rusё. Nё vitin 1989 – 41.3% flisnin gjuhёn ukrainase, 57% gjuhёn ruse, nё vitin 2001 – 41.6% flisnin gjuhёn ukrainase dhe 56.8% gjuhёn ruse. Shteti i Ukrainёs ka 51.3 milionё banorё. 72.7% janё ukrainas, 21.1% janё rusё. Ukrainasit janё njё grup etnik sllavo-lindor. Zё vendin e 7 nё europё pёr nga numri i popullsisё dhe vendin e dytё pёr nga sipёrfaqja. Tё katra rajonet qё janё bashkuar me dhunё me Rusinё pёrbёjnё 15% tё Ukrainёs.

Njё histori e shkurtёr e zhvillimeve nё dekadёn e fundit nё Ukrainё

Moska pas shpёrbёrjes sё Bashkimit Sovjetik e ka pasur si objektiv tё sajin qё Ukraina tё jetё pjesё e pandarё e Rusisё. Mё 4 prill 2008 nё Bukuresht, George W. Bush dhe Vladimir Putin diskutuan pёr Ukrainёn. Putin i tha atij: “Ҫfarё Ukraine? Duhet ta kuptosh qё nuk ёshtё as shtet. Njё pjesё e territoreve tё saj ndodhen nё Europёn Lindore, por pjesa mё e madhe janё njё dhuratё qё ua kemi bёrё ne.” (Bota Sot, 27 shtator 2022. Nga arkivat: “Kur Putin i thoshte Bushit: Ҫfarё George? Ukraina as shtet nuk ёshtё.”) 

Cari i Ri i Kremlinit e tha troҫ se nuk do tё heqё dorё nga kontrolli i asaj qё e konsideron “Rusia e Vogёl” apo pjesa e saj, Ukraina, aq mё pak nga kontrolli i Krimesё. Rusia pa Ukrainёn ёshtё shtet, me Ukrainёn ёshtё Perandori.

Mё 21 tetor 2013 filluan protestat antiqeveritare. Shkak u bё njё vendim i qeverisё proruse, e cila pezulloi pёrgatitjet pёr nёnshkrimin e Marrёveshjes sё Asociimit Ukrainё-BE. Si rezultat i kёtyre protestave ra regjimi i Viktor Janukoviҫit. Ai iku nё Rusi. Nё maj 2014, Rusia pushtoi gadishullin e Krimesё dhe e bashkoi me Rusinё. Separatistёt rusё nё Donbas u organizuan ushtarakisht dhe kёrkuan shkёputjen nga Ukraina. Kёta patёn mbёshtetjen e pakursyer tё Rusisё si nё planin politik dhe atё ushtarak. Situata u tensionua dhe ndёrhyri komuniteti ndёrkombёtar. Kёshtu u arrit Marrёveshja e Minskut (2015) pas bisedimeve tё gjata nё vitet 2014-2015. Pikat kryesore tё saj ishin:

  • Tё arrihet armёpushimi nё rajon.
  • Tё shkёmbehen tё burgosurit midis dy palёve.
  • Rusёve nё rajonin e Donbasit t’u jepej njё status i veҫantё.
  • Separatistёt prorusё tё tёrheqin armёt e tyre nё kufirin Ukrainё-Rusi.

Para arritjes sё kёsaj Marrёveshjeje, si rezultat i Referendumit tё 11 majit 2014 ishin krijuar dy shtet tё reja: Republika Popullore e Donetskit dhe Republika Popullore e Luhanskit. Marrёveshja e Minskut mbeti nё letёr. Pikat kryesore tё saj nuk u zbatuan. Armёpushimi qe i pёrkohshёm. Separatistёt rusё nё Donbas u armatosёn nga Rusia dhe qё nga viti 2014 nuk e njohin autoritetin e shtetit tё Ukrainёs. Tre ditё para sulmit ushtarak rus mbi Ukrainё, mё 21 shkurt 2022, Rusia njohu pavarёsinё e shteteve tё Donetskit dhe Luhanskit. Presidenti Vladimir Putin udhёzoi ushtrinё ruse “Tё sigurojё paqen nё dy rajonet e Ukrainёs Lindore.” Gjithashtu udhёzoi Ministrinё Ruse tё Mbrojtjes qё “tё dёrgojё paqeruajtёs nё Donbas” (nё fakt ata ishin pushtues). Porositi Ministrinё e Punёve tё Jashtme Ruse “Tё vendosё marrёdhёnie diplomatike me ta.” (Russia Today, 21 shkurt 2022).

Sipas Vladimir Putin, ishte kryer “gjenocid” nё Donbas dhe se ishte brenda tё drejtёs sё Rusisё qё tё ndёrhynte ushtarakisht pёr t’i mbrojtur tё drejtat e rusёve etnikё dhe rusishtfolёs nё Ukrainё. Sipas Kremlinit, ishte e drejta e tij, nё pёrputhje me Kartёn e OKB-sё t’u japё kёtyre shteteve ndihmё ushtarake. Pra gjithnjё sipas tij, ne arritёm njё marrёveshje me ta pёr ndihmё tё ndёrsjelltё.

Qё nga 25 maji 2022 ёshtё nё fuqi dekreti presidencial qё mundёson thjeshtimin e procedurave pёr qytetarёt e Ukrainёs qё duan tё marrin nёnshtetёsi ruse, jo vetёm pёr banorёt e Donetskit, Luhankit, por edhe par ata tё Khersonit e Zporizhzhisё. Mё 23-27 shtator 2022 nё kёto rajone u zhvilluan votimet e bashkimit me Rusinё. Ishte menduar si datё e Referendumit 4 nёntori, por u pёrshpejtua procesi. Arsyet: gjeopolitike (mbizotёrimi i Detit tё Zi nga Rusia), ekonomike (integrimi i kёtyre rajoneve tё pasura nё ekonominё ruse), ushtarake (ngritja e moralit tё ushtarёve rusё nё frontin e Ukrainёs, mobilizimi ushtarak). Nё Donetsk dhe Luhansk pas bashkimit luftёtarёt atje duhet tё integrohen nё ushtrinё ruse, nё Kherson dhe Zaporizhzhi do tё rekrutohen vullnetarё pёr nё ushtrinё ruse. Presidenti Vladimir Putin vedosi ligjin ushtarak nё tё katёr rajonet. Kjo situatё ёshtё e lidhur edhe me rezistencёn e madhe tё ushtrisё ukrainase dhe tё fitoreve tё njёpasnjёshme tё saj, duke ҫliruar qytete dhe krahina, tё pushtuara mё parё nga ushtria ruse. 

Rezultati i referendumit ishte i paracaktuar. Nё fjalimin e mbajtur, mё 21 shtator 2022, Vladimir Putin tha se Moska do t’i njohё rezultatet e tij. Sa mё shpejt tё bёheni pjesё e Rusisё, aq mё shpejt do tё vijё paqja. Votimi do tё rikthejё drejtёsinё nё territorin e njerёzve qё kanё vuajtur pёr njё kohё tё gjatё. Nё rajonet Donetsk dhe Luhansk ishin pyetjet: “Bashkimi me Federatёn Ruse, Po ose Jo”. Nё rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia bёheshin tri pyetje, tё cilave duhet t’u pёrgjigjeshin me Po ose Jo sё bashku: “Braktiseni Ukrainёn, krijoni njё shtet tё pavarur, bashkoshuni me Rusinё.” Rezultatet e Referendumit ishin si mё poshtё: Votuan pёr bashkimin me Rusinё rreth 97% e votuesve. Nё Luhansk – 98%, nё Donetsk – 99%, nё Kherson – 87%, nё Zaporizhzhia – 93%. Referendumet ishin tё nxituara, pa pёrgatitjen e duhur, nёn kёrcёnimin e armёve. Ushtarёt shkuan shtёpi mё shtёpi pёr t’u bёrё presion banorёve. Votimi u krye gjatё luftёs, kur kishte ikur gjysma e popullsisё, sidomos ajo ukrainase. Nё Referendumin e Krimesё, votuesit u joshёn me premtime pёr mё shumё punёsime dhe mirёqёnie, kurse nё Referendumin e 23-27 shtatorit 2022 pati vetёm kёrcёnime dhe dhunё ndaj banorёve. Nuk pati vёzhgues as vendas, as tё huaj, nuk u ofrua votimi elektronik. Ukraina dhe komuniteti ndёrkombёtar nuk i ka njohur rezultatet e tij. Nё njё sondazh tё zhvilluar nё vitin 2019 rezultoi se nuk ka njё shumicё pёr bashkim me Rusinё nё Donbas. 45% votuan nё favor tё njё lidhje me Rusinё dhe 54% kёrkuan kthimin nё shtetin e Ukrainёs, siҫ kishte qenё mё parё pjesё e tij. (Gazeta Tema, 22 shtator 2022. Ҫfarё dёshiron Putini me pseudoreferendumet nё Ukrainё?!). 

Republikat separatiste tё Donetsk-it dhe Luhansk-it kanё qenё de facto nёn kontrollin rus qё nё vitin 2014, kurse rajonet e Khersonit dhe Zaporizhzhisё u pushtuan pas sulmit rus mbi Ukrahinё. Rezultatet e Referendumit u shpallёn live, mё 30 shtator 2022. Tё gjitha mediat nё Rusi ndёrprenё emisionet e tyre pёr t’i dhёn kёto rezultate. 

Presidenti rus, Vladimir Putin, mё 30 shtator 2022 mbajti fjalimin nё sallёn e Shёn Gjergjit, nё Kremlin, ku deklaroi: “Kёto rajone janё territor rus. Rezultatet janё “e drejta e natyrshme” e atyre qё votuan. Jam i sigurtё se Asambleja Federale do tё mbёshtesё 4 rajonet e reja tё Rusisё, 4 subjekte tё reja tё Federatёs Ruse… sepse ky ёshtё vullneti i miliona njerёzve… Shumё breza tё rusёve kanё luftuar pёr ato toka… Ata, nga tani e mbrapa janё shndёruar pёr gjithmonё nё qytetarё rusё. Tani na takon ne qё tё mbrojmё tokёn tonё me tё gjithё fuqinё dhe mjetet qё kemi nё dispozicion… Ne do tё bёjmё gjithҫka pёr tё mbёshtetur vёllezёrit dhe motrat tona nё Zaporizhzhia dhe Kherson, nё Donetsk dhe Luhansk. Ne do tё bёjmё gjithҫka pёr tё ngritur nivelin e sigurisё nё kёto territore pёr kёta njerёz. Do tё bёjmё gjithҫka pёr tё rikthyer ekonominё, pёr tё vendosur infrastrukturёn, pёr tё ndёrtuar shkolla, institucione tё reja, spitale… Jemi bёrё mё tё fortё sepse jemi bashkё. Ne kemi tё vёrtetёn dhe e vёrteta do tё thotё fuqi. Ajo do tё thotё fitore. Fitorja do tё jetё e jona… sot ёshtё njё ditё historike, njё ditё e tё vёrtetёs dhe drejtёsisё.” (Agjensia TASS, 30 shtator 2022). Po mё datёn 30 shtator 2022 u dekretua prej tij bashkimi i kёtyre rajoneve me Rusinё. Mё 3 tetor 2022 e ratifikoi traktatin e bashkimit Dhoma e Ulёt e Parlamentit Rus dhe mё 4 tetor 2022 Kёshilli Federativ i Dhomёs sё Lartё. Vetёm Koreja e Veriut e njohu aneksimin e kёtyre rajoneve nga Rusia si tё mirёqenё. Tё katёr rajonet sipas dokumentave tё lёshuara nga Kremlini janё njё “etnitet i ri pёrbёrёs i Federatёs Ruse”. Krerёt mё tё lartё tё tij deklarojnё se “Kemi 3 milionё qytetarё rusё me origjinё ukrainase. Nuk kemi bёrё dhe nuk do tё bёjmё asnjё dallim midis rusёve dhe ukrainasve”. (New Tirana, 5 tetor 2022. Putin dekreton aneksimin e katёr rajoneve.)

Pёrfundime 

  • Pavarёsia e Kosovёs nuk ka asnjё ngjashmёri me rastin e pavarёsisё sё kёtyre rajoneve. Bashkimi i kёtyre rajoneve me Rusinё nuk i pёrgjigjet gjendjes aktuale dhe ёshtё kundёr ҫdo norme ndёrkombёtare mbi lirinё dhe pavarёsinё e popujve.
  • Donetski, Luhanski, Khersoni, Zaporizhzhia asnjёherё nuk kanё qenё njёsi konstituitive tё Bashkimit Sovjetik. Kosova e fitoi pozitёn e subjektit juridiko-politik e shtetёror tё pavarur edhe me Rezolutёn e Kёshillit tё Sigurimit tё OKB-sё nr. 1244. Mbi ato norma u ndёrtua shteti dhe e shpalli pavarёsinё, mё 2008. Edhe nё Kushtetutёn e vitit 1974 tё RSFJ, Kosova ka qenё element konstituitiv i Federatёs. 
  • Mbi 90% e popullsisё nё Kosovё janё shqiptarё, kurse nё kёto katёr rajone rusёt janё nёn 50%, pjesa tjetёr janё ukrainas.
  • Me pёrjashtim tё Koresё sё Veriut, bashkimin e tyre me Rusinё nuk e kanё njohur shtetet e tjera, kurse Kosovёn e kanё njohur 117 shtete.
  • Sipas ekspertёve tё sё Drejtёs Ndёrkombёtare “Njё shtet mund tё ekzistojё nёse i pёrmbush tre elementё: territorin e pёrcaktuar, popullsinё e pёrhershme dhe kapacitetin udhёheqёs.” Kosova i plotёson, kurse nё rastin e pjesёs lindore tё Ukrainёs, Rusia dёshiron tё formojё njё shtet qё nuk ekziston, sepse ёshtё pjesё e njё shteti tjetёr, e Ukrainёs i njohur ndёrkombёtarisht edhe nga vetё Rusia mё parё me kufijtё e pёrcaktuar. Kjo pёrbёn ndёrhyrje nё sovranitetin e njё shteti.
  • Kёshilli i Sigurimit, pёrfshirё edhe Rusinё ka pranuar se nё Kosovё ka patur njё krizё humanitare. Nё kёto rajone nuk ka njё krizё tё tillё. Nacionalistёt rusё atje nuk kanё qenё dhe nuk janё tё rrezikuar nga qeveria e Ukrainёs. Shqiptarёt e Kosovёs janё pёrballur pёr njё kohё tё gjatё me persekutimin nga regjimi i Beorgadit. Nё kёto rajone “nuk ka patur shkelje tё tilla, prandaj nuk ka bazё pёr ndёrhyrje humanitare.”
  • Nё Kosovё nuk ka luftё si nё Ukrainё. Veriu nuk kontrollohet tёrёsisht nga Prishtina, por janё KFOR-i, NATO-ja si misione politiko-ushtarake qё sigurojnё paqen atje, qёndrueshmёri dhe stabilitet.
  • Kosova respekton ҫdo normё ndёrkombёtare dhe garanton lirinё dhe barazinё pёr ҫdo qytetar tё saj, pavarёsisht cilёs kombёsi a minoritet i pёrkasin. Serbёt atje kanё tё drejta mё shumё se ҫdo minoritet nё Europё, extra tё drejta.
  • Me Kosovёn shtet i pavarur paqja nё Ballkanin Perёndimor ёshtё mё e sigurtё.
  • Fashizmi serbomadh nё Kosovё kundёr shqiptarёve ishte dhe ёshtё i njёjtё me fashizmin rus nё Ukrainё kundёr ukrainasve.
  • Me vendim tё Gjykatёs Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё, mё 15 dhjetor 2004, Serbisё nuk i takon asnjё referencё ndaj rezolutave dhe dokumentave tё OKB-sё, sepse Serbia nuk ka qenё anёtare e OKB-sё nё atё kohё. Pra nuk ka fuqi juridike as Rezoluta 1244 e Kёshillit tё Sigurimit tё OKB-sё, e cila njeh Kosovёn si territor tё Serbisё, se kjo bёn fjalё pёr Jugosllavinё, e cila nuk ekziston mё.
  • Ndryshimi me dhunё i kufijve, siҫ ka bёrё Rusia me Ukrainёn ёshtё i papajtueshёm me Kartёn e OKB-sё dhe Konferencёn e Helsinkit. Siҫ u theksua edhe mё lart bashkimi i kёtyre rajoneve me Rusinё ёshtё bёrё me vringёllimёn e armёve, me ushtarё e policё, nёn okupimin rus, pa vёzhgues vendas e tё huaj. Pavarёsinё e Kosovёs e ka shpallur Kuvendi i Kosovёs, organ legjitim i zgjedhur nga qytetarёt e saj, nё sytё e gjithё botёs, me vullnetin e tij tё lirё, nё rrethana paqёsore. Bie poshtё kёshtu pseudoargumenti i Vladimir Putinit se “shpallja e pavarёsisё sё Kosovёs ёshtё njё akt ilegal dhe imoral.” Ai shkon mё tej, duke e cilёsuar “si akt tё turpshёm pёrkrahjen e perёndimorёve pёr pavarёsinё e Kosovёs.” I akuzon ata se “pёrdorin standarte tё dyfishta duke njohur pavarёsinё e Kosovёs, por jo rastet e tjera nё botё.” E mbyll ligjёrimin e tij: “Ata s’kanё menduar thellё pёr pasojat, se ҫfarё janё duke bёrё. Nё fund tё ditёs, ky ёshtё njё shkop i mprehtё nё tё dyja anёt dhe ana e fundit do u kthehet prapa e do t’i godasё nё fytyrё.” (Enver Hoxhaj, Pёrplasja e madhe, f. 36-37)
  • Idetё e Vladimir Putin janё thellёsisht nacionaliste, me bazё ideologjike cariste, njё pёrpjekje e dёshpёruar pёr tё shkoqitur tё kaluarёn komuniste. Janё njё rrezik pёr paqen nё rajon, nё Europё dhe nё botё. Janё nё shёrbim tё pёrjetёsimit tё pushtetit nga klika e Kremlinit, rikthimit tё ish-Bashkimit Sovjetik, nё njё formё mё tё moderuar tё krijimit tё Rusisё sё Madhe, pёrpjekje pёr tё rinegociuar vendimet e Konferencёs sё Jaltёs.
  • Deklaratat e Putinit pёr Kosovёn janё njё histori qё nga rajonet gjeorgjiane, nё pёrforcim tё propagandёs ruse pёr tё justifikuar ndёrhyrjet ushtarake nё ish-republikat sovjetike, e ngjashme me programet dhe platformat serbe: Ku ka njё serb – ёshtё shteti serb, ku ka njё rus – ёshtё shteti rus.
  • Popullit shumicё (shqiptarёve) nё Kosovё i takon tё vetёvendosё pёr fatin e tyre. Ёshtё deklaruar pёr pavarёsi nё mёnyrё plebishitare. E meriton pavarёsinё se ka bёrё luftё tё armatosur nё vitet 1997-1999 kundёr pushtuesit serb. E ka fituar me gjakun e derdhur tё bijve e tё bijave mё tё mira tё tij, tё rёnё nё fushёn e betejёs. E ka fituar duke luftuar krah pёr krah me ushtarёt e NATO-s, tё cilёt iu gjendёn pranё nё ditёt mё tё vёshtira tё saj, por vendimtare pёr fatin e ardhshёm tё saj.

Autori  është  pedagog nё Universitetin Mesdhetar tё Shqipёrisё

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: Ndërhyrja në Maqedoni të Veriut, e pamoralshme dhe politikisht e dëmshme

Kurrë nuk ka qenë një situatë më dyfytyrëshe sa i përket të kaluarës së lavdishme …