Emërohen drejtorët e drejtorive në Komunën e Junikut

Kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, tanimë i ka emëruar drejtorët e drejtorive në Komunën e Junikut, ku rreth 43% e drejtorive përbëhen nga gratë, sikurse që është premtuar gjatë fushatës zgjedhore. Duhet cekur po ashtu se shumica e drejtorëve apo rreth 62.5% duke përfshirë edhe Nënkryetarin e Komunës, janë nën moshën tridhjetë 30 vjeçare. Në këtë mënyrë, sikurse që është premtuar gjatë fushatës zgjedhore Komuna e Junikut do të udhëhiqet nga të rinjtë dhe nga gratë e Junikut. Përtej këtij fakti, të gjithë drejtorët e drejtorive kanë përgatitje të lartë shkollore dhe kualifikimet e nevojshme për pozitën që do ta ushtrojnë. Kryetari Shehu me këtë rast ka konfirmuar që sinonimet e përbashkëta për të gjithë anëtarët e kabinetit të Komunës së Junikut janë profesionalizmi i tyre, ndershmëria, integriteti dhe llogaridhënia para qytetarëve të Junikut. Nënkryetari i komunës dhe drejtorët e drejtorive, për këtë mandatin katër 4 vjeçar të koalicionit qeverisës në Komunën e Junikut, është si në vijim:

– Z. Besart Tofaj – Nënkryetar i Komunës së Junikut;

– Znj. Leonora Shehu – Drejtoria për Administratë të Përgjithshme;

– Znj. Vjollca Qestaj – Drejtoria për Buxhet dhe Financa;

– Znj. Gentiana Tofaj – Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim;

– Z. Zenun Shala – Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis;

– Z. Xhavit Velijaj – Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport;

– Z. Fatos Shala – Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;

– Z. Demokrat Ganijaj – Drejtoria për Shërbime Publike, Inspeksion, Mbrojtje dhe Shpëtim.

Po ashtu, duhet cekur se z. Arton Gaxherri është emëruar në pozitën “zyrtar për marrëdhënie me publikun” në Komunën e Junikut.  Kjo përbërje si e tillë është prezantuar nga Kryetari Shehu edhe para Kuvendit Komunal të Junikut me datë 28.01.2022. Kryetari Shehu ka konfirmuar se për secilin nga drejtorët e drejtorive, do të bëhet vlerësimi i performancës vjetore të punës. Në këtë mënyrë, secili drejtor do të mbahet përgjegjës për punën e vet. Përtej këtij fakti, ai është shprehur i bindur se përmes bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, do të zbatohet programi qeverisës për të mirën e të gjithë qytetarëve të Junikut pa dallim.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet mësimdhënësja Xhulije Xhemajli pas 28 vitesh kontribut në arsim

Pas një karriere të gjatë në arsim, është pensionuar mësimdhënësja klasore Xhulije Xhemajli, e cila …