Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Kryqëzimi i Dardan Molliqajt është i pamundshëm

Qytetarët sot, në hallin e shtrenjtimit të rrymës nga xhepi që nuk ua mbanë, nuk do të zgjedhin nëse është uji pak i turbullt a jo, pasi ia kanë nevojën ta shuajnë zjarrin që po ua djeg shtëpitë!

Përtej të zakonshmes së deritashme (te ne shqiptarët), ku ndarja nga subjekti politik i asnjë grupi nuk ia doli t’u mbijetonte sfidave dhe grupet e ndara mbetën në margjinat e të shërbyerit („partiza“ në kuota numrash për matematikat qeverisëse), PSD e Dardan Molliqajt, Qëndron Kastratit, Nol Nushit, Frashër Krasniqit, Zgjim Hysenit, Natyra Kuqit dhe një plejade numrash të paktë veprimtarësh që u mbrujtën me idealizmën në pragmatizmin e tyre prej veprimtari rritur brenda LVV-së së vjetër, ku lartësitë për t’u kapur shëmbëllenin vetmohizëm demaçian, ideale rilindase, pakompromisitet që di të ndjek vetëm aspirata barazi sociale, vjen më shumë se sa mundësi suksesi.

Ajo, nëse nuk ndalet në praktikën që tashmë ka vënë standard “veprimin opozitar tematik“, jo vetëm se do të ketë të ardhme, por do të shndërrohet edhe në shkak-rënien e praktikës së vjetër të të bërit politikë.

A është kjo “era e re“ që po frynë dhe çatitë e kujt rrezikon t’i rrënojë?

Të përfunduarit e LVV-së në praktikat e partive të vjetra nën kthetrat e liderit dhe gabimet e trasha në qeverisjen e kaq pak kohe, ku partia dhe qeverisja po bëhen binomi “tapet i shtruar për egon e liderit“, i cili ka mbetur në mes të rrugës, i katandisur pa njohur rrugën nga do i mbajë, e bënë këtë grup veprimtarësh të pranueshëm për ta shtruar platformën e tyre të veprimtarit sot, e së shpejti (ndoshta brenda vitesh) edhe ofertën e tyre qeverisëse!

Mbulimi i hapësirës opozitare me opozitarizëm tematik, anipse jashtë institucioneve, ka bërë që ndarja me të vjetrën që provoi ta bënte Vetëvendosja me fitoren e madhe në zgjedhjet e shkuara të vijë duke u vulosur çdo ditë e më shumë me nënhijen që po i rezervon opozitës parlamentare ky grupim kaq energjik, i cili po ia del ta ofroj për t’u konsideruar PSD-në e re.

Nëse Vetëvendosjes duhet t’i jemi mirënjohës për klimën që krijoi kundër të keqes që na kishte kapluar me kapje institucionesh dhe zhvatje të vendit, për çka termi “Hajnat“, i cili nënkuptonte një plejadë të tërë politikanësh e shtetarësh, ia doli edhe i vetëm ta rrënonte të keqen zhvatëse të dy dakadave.

Këtij grupimi të PSD-së mbase do vijë koha t’i jemi mirënjohës për politikë-bërjen tematike, të bazuar në real politikë dhe platformë të shtruar për objektivat. Diçka, që dinë ta bëjnë vetëm shoqëritë e konsoliduara, ku populizmi nuk frymëzon masat dhe i bënë grupet e vogla të mbesin shije të athta në shoqëri.

Kjo qartësi angazhuse, të cilën po e shpërfaqë PSD-ja me veprimet e të bërit opozitë me veprime tematike, e ka vënë atë nën shigjetim amriqësor mospranushmërie. Kjo lënje anësh, me qëllim margjinalizimi në pakonsiderushmëri, është pikërisht streha ku po rritet përmes një mundi të pashoq PSD-ja.

Në të shkuarën, Vetëvendosja fitoi teren (hapësirë veprimi) nga nevoja e pushteteve për ta përdorur atë gogol para ndërkombëtarëve, që ta zgjasnin pranushmërinë e vet për ta edhe përkundër standardit të ulët që ofronin me qeverisjet e mbushura kapje e zhvatje. Kur ajo u rrit aq sa nuk përballohej më, formula e inkrimit që pushteti inskenoi në disa raste (ashtu faturohet në opinion) deri edhe me sajesën “Syri i Popullit“, mbeti vetëm një kallo tymnajë në duart e pushtetit që ia nxiu fytyrën vet atij dhe në të ardhmen ndokujt mund t’ia nxijë edhe jetën pas grilave!

Vetvendosja po i shmanget gjithçkaje të përballjes me PSD-ën. Përvoja e rritjes së saj nga sentimenti që prodhuan penalltitë e qeverive të kaluara që kishin të bënin  me temat e mëdha, me kapjen e shtetit dhe zhvatjen e tij, kështu sikur pushteti i saj ka mbetur në mjegullën e shumë udhëkryqeve, po e shtynë atë ta shmang PSD-ën me mospërfillje.

Kjo “mospërfillje”,  e cila dita ditës, më shumë po ngjanë me frikën e përballjes me realitetin që bartin në vete temat që po i ngre PSD-ja, të cilat jo thjeshtë janë gjetje politike të do mendjeve atje diku në fundin e mundësive, por së pari ato janë shqetësim e mospërballim jetese e qytetarëve, padyshim se do prodhoi vetëdijësim qytetar dhe reagim gjithnjë e më të fortë.

Armata e madhe digjitale e LVV-së dhe fjalori i tyre linçues, qëndrimi prej mumjeje i të parëve të LVV-së kur vendi po rrezikon të shkoj në trazira sociale për shkak të egos pushtetore të kapjes së tërësishme të shtetit dhe pushteteve, tregon se pushteti është në panik dhe se ai po kërkon shpëtim, sikur ndodhi me shtyrjen e koordinuar të përgjigjes për kuvendin nga ZRRE.

Aq sa është hileqar koordinimi i qeverisë me ZRRE-në, po aq është e ultë pritja në komoditetin mondan e opozitës parlamentare dhe jo vetëm. Opozita jo protestuese, në sinkronin e saj ngjason sot me ujkun në pozicion, i cili kundron kopenë dhe pret të gaboi çobani.

Kur dimë se LVV e ka vullnetin dhe i ka numrat në parlament për ta shtrejtuar rrymën, mos rreshtimi i opozitës jo protestuese në krah të reagimit qytetar tregon sa ngjajnë me pushtetin për sa i takon vendit që duan t’ia rezervojnë PSD-së

Në një klimë të tillë përpjekjeje për  linçimin e  Dardan Molliqajt, është edhe i mundshëm edhe dëshirushëm për dikë. Ky linçim që po ndodhë, mediatik a institucional, mund të jetë e bëhet vetëm i përkohshëm. Qytetarët sot, në hallin e shtrenjtimit të rrymës nga xhepi që nuk ua mbanë, nuk do të zgjedhin nëse është uji është pak i turbullt a jo, pasi ia kanë nevojën ta shuajnë zjarrin që po ua djeg shtëpitë!

Të gjithë tashmë e dinë se “një aktor më shumë një hise më pak”. Andaj hesht edhe opozita njëjtë sikur vepron pozita! Kjo hise më pak, sikur po zhvillohen gjërat ka mundësi të rezultoi për disa mundësi e vdekur!

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …