Emisari i BE-së Lajçak takon shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, para raportimit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Emisari i BE-së Lajçak takon shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, para raportimit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, është pritur në takim nga emisari special i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në Bruksel. Ai tha me këtë rast se në këtë takimin me zonjën Ziadeh u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë. Lajçak e informoi zonjën Karoline  Ziadeh për zhvillimet në dialog, përpara raportimit të ardhshëm për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe unë informova për dialogun e fundit që kemi pasur në Bruksel përpara raportimit të ardhshëm të KS të OKB-së, tha emisari sllovak i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale, kërkon 180 vjet burg për krerët e UÇK-së

Kryeprokurorja e gjykatës speciale në Hagë, Kimberly West, në deklarimet përfundimtare ka kërkuar gjithsej 180 …