Emmanuel Macron: Ta luftosh terrorizmin nuk nënkupton që ta bësh Gazën rrafsh me tokë dhe të vrasësh njerëz sa të mundësh

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar  se ta luftosh terrorizmin nuk nënkupton “ta bësh Gazën rrafsh me tokën”, duke iu referuar përgjigjes ushtarake të Izraelit ndaj një sulmi brutal të Hamasit – grupit radikal palestinezë të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – më 7 tetor në Izrael. Ne nuk mund ta lejojmë të lëshojë rrënjë idenë se një luftë efikase kundër terrorizmit nënkupton rrafshimin e Gazës, apo sulmimin e popullsisë civile pa dallim”, tha Macron. Ai i bëri thirrje Izraelit t’i japë fund “kësaj përgjigje, sepse nuk është e duhura, sepse të gjitha jetët vlejnë njëjtë dhe ne i mbrojmë ato”. Në fillim të dhjetorit, kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Izraeli është duke e humbur mbështetjen globale për shkak të bombardimit të pakujdesshëm të Rripit të Gazës dhe i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanjahu ta ndryshojë Qeverinë e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …