Bedri Islami

Bedri Islami: Sali Berisha mendon se është mbi ligjin, mbi SPAK-un, mbi Qeverinë e mbi Kuvendin, pasi askush nuk i ka thënë, ndalo!

Analisti dhe veprimtari i njohur, Bedri Islami në një publikim të tij  ka shkruar  se Akti i 21 dhjetorit është po aq i rëndësishëm, sa edhe vendimi. Ai hap një precedent të rëndësishëm në jetën e vendit, duke shkallmuar plotfuqinë e një grupi të vogël njerëzish, që, duke sunduar në këtë vend për 33 vite, menduan dhe realizuan idenë se janë mbi ligjin, mbi gjithçka që mund të ndodhë në sistemin e drejtësisë, mund të jenë vetë ligji. Kjo mendësi parapolitike, që është edhe përtej mendësisë moniste, bën që edhe tani, një njeri, krejt haptas të deklarojë se ai nuk do të njohë asnjë vendim të parlamentit, sepse mendon se është edhe mbi të, se nuk do të njohë asnjë vendim të SPAK, që, për të, nuk është asgjë tjetër veçse një organizatë e strukturuar kriminale. Ashtu si e ka përdorur dikur sistemin e drejtësisë për të goditur gjithçka ka mundur, shefa partie, njerëz të politikës, të medias, biznesmenë, figura politike të mërgatës, kundërshtarë të tij vetjakë, si ndodhi në Tropojë, ku u shuan mbi 200 të rinj; kërcënon se me dhunë do të përmbytë shtetin, pasi ende mendon sipas devizës, se “shteti jam unë”, pasi deri tani asnjë segment i së drejtës nuk e ka kapur për veshi dhe t’i tregojë vendin. Sali Berisha Bën thirrje për revoltë, të fshehur pas mosbindjes civile, që tani mund ta ushtrojë vetëm në sallën e parlamentit, ku shumë nga ata që i binden janë baloshë të pamend, e të ndershmit e mençur janë të pakët, ka shkruar mes tjerash, Bedri Islami.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …