Pjetër Shala

Ende i paqartë vendimi se ku do ta vuajë dënimin Pjetër Shala

Më 14 korrik, Gjykata e Apelit në Hagë vendosi t’ia ulë dënimin nga 18 në 13 vjet burgim ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala, i cili u shpall fajtor për krime lufte të kryera në vitin 1999. Por, ende nuk është vendosur se në cilin shtet do ta vuajë dënimin. Nga Gjykata Speciale është bërë e ditur se deri më tani nuk ka asnjë vendim apo dokument publik lidhur me vendin ku Shala do të dërgohet. Sipas procedurave të Dhomave të Specializuara, kjo do të vendoset nga Presidenti i Dhomave, pas konsultimit me të dënuarin dhe në përputhje me marrëveshjet me shtetet pritëse. Avokati Amer Alia thekson se lista e vendeve që kanë shprehur gatishmëri për të pranuar të dënuarit do të shqyrtohet, por ligji nuk e përcakton qartë nëse i dënuari mund të kërkojë një vend specifik. Dënimi ndaj Pjetër Shalës ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë, ku shumëkush e konsideron vendimin të padrejtë.

Kontrolloni gjithashtu

IKD ka vlerësuar se ushtrimi i njëkohshëm i pozitave të ministrit dhe deputetit bie ndesh me parimin e ndarjes së pushteteve

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se ushtrimi i njëkohshëm i pozitave të ministrit …