Endrit Thaçi rrëfen vizitat në Hagë: “Momenti më i vështirë është kur duhet ta lëmë brenda”

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti, ka ndarë disa momente personale dhe emocionale nga vizitat e përmuajshme në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku ndodhet babai i tij. Në një bisedë gjatë podkastit me Grida Dumën, ai tregoi se familja e viziton ish-presidentin deri në tri herë në muaj, siç e lejojnë rregullat e institucioneve të Dhomave të Specializuara. “Diskutojmë për tema të ndryshme – për aktivitetet e tij të përditshme, për librat që lexon, për zhvillimet që ndjek nga aty. Ai përpiqet të mbajë një qetësi të jashtëzakonshme, edhe pse rrethanat janë të vështira”, tha Endriti. Megjithatë, ai pranoi se ndarja pas çdo takimi është pjesa më e dhimbshme e gjithë përvojës. “Momenti më i vështirë është kur mbaron takimi dhe ne duhet ta lëmë brenda. Është një dhimbje tepër e madhe, që s’mund të përshkruhet me fjalë,” u shpreh ai me emocione. Përmes këtij rrëfimi, Endrit Thaçi solli një anë njerëzore të përballjes së familjes Thaçi me procesin gjyqësor në Hagë, përtej dinamikave politike dhe mediatike që e kanë shoqëruar këtë çështje ndër vite.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Fitore historike, puna për qytetarët fillon menjëherë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë përkrahësit, komisionerët …