Enrico Barduani, pret homologun italian në Prishtinë, gjenerallejtënant Giovanni Maria Iannucci

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur të mërkurën në selinë e KFOR-it në Camp Film City të Prishtinës, komandantin e Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta, gjenerallejtënant Giovanni Maria Iannucci. Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit, gjeneral Barduani paraqiti një pasqyrë të situatës aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, duke rikonfirmuar rolin kyç të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe në nxitjen e një dialogu politik konstruktiv. Në këtë frymë, gjenerali Iannucci nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm midis aleatëve të NATO-s. Pas takimit zyrtar, gjenerali Iannucci zhvilloi një vizitë edhe tek kontingjenti italian i dislokuar në kuadër të KFOR-it, ku shprehu vlerësime të larta për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre ndaj misionit, duke theksuar se ky angazhim kontribuon në kuadrin më të gjerë të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …