Nëntogerja e FSK-së, Vesa Ibrahimi, bëhet gruaja e parë ndërkombëtare që diplomohet në “Ranger School” të SHBA-së

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vesa Ibrahimi, ka hyrë në histori si gruaja e parë ndërkombëtare që diplomohet ndonjëherë në shkollën elitare ushtarake amerikane “Ranger School”. Ky trajnim, një nga më të vështirët në ushtrinë amerikane, teston qëndrueshmërinë fizike, mendore dhe emocionale përmes tri fazave intensive: Darby, Mountain dhe Swamp. Kursi zhvillohet nën kushte ekstreme, me kritere të barabarta për të gjitha gjinitë dhe pa mbështetje logjistike të vazhdueshme. Nga 148 ushtarakë që diplomuan në këtë cikël, vetëm tre ishin gra – mes tyre edhe Ibrahimi, e cila me sukses përfaqësoi FSK-në dhe shtetin e Kosovës në nivelin më të lartë të përgatitjes taktike ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Pjetër Shala

Strasburgu pranon ankesën e Pjetër Shalës, goditje e drejtpërdrejtë për kredibilitetin e Gjykatës Speciale

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se ka pranuar për shqyrtim padinë …