Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Bllokada e institucioneve lidhet me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Albin Kurti refuzon konstituimin e institucioneve lidhet drejtpërdrejt me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Hasani tha se Kurti ka pranuar krijimin e autonomisë politiko-territoriale serbe dhe për bllokadën e Kuvendit po përpiqet të ndajë përgjegjësinë me opozitën. Ai theksoi se kjo është arsyeja pse aleatët dhe miqtë perëndimorë të Kosovës nuk ndërhyjnë në procesin e formimit të institucioneve. “Kurti, me sjellje që sabotojnë formimin e institucioneve të reja qendrore, po përpiqet të ndajë përgjegjësinë me opozitën, që faji të mos mbetet vetëm mbi të. Por kjo rezistencë ka kufij dhe një ditë do të thyhet”, tha Hasani. Ai shtoi se çdo përjashtim i komunitetit serb nga institucionet vetëm sa përshpejton dhe legjitimon themelimin e autonomisë serbe, sipas zotimeve ndërkombëtare që Kurti ka marrë në Bruksel dhe Ohër më 2023. Draft-Statuti i Bashkimit Evropian, i cili pritet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese pas formimit të qeverisë së re, theksoi Hasani, është pjesë e thelbit të “kushtetutës materiale” që do të zbatohet pavarësisht se kush është në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Ngërçi politik rrezikon fondet ndërkombëtare për Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësim të thellë për krizën institucionale …