Enver Hasani i përgjigjet Dejona Mihalit: “Aq sa e kam sponsor Fatmir Shehollin, ti e ke baba Drazha Mihajlloviqin”

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend, reagimet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk munguan. Ndër zërat më kritikë ishte Koordinatorja e komiteteve të VV-së, Dejona Mihali, e cila në reagimin e saj akuzoi ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, duke e quajtur të “sponsorizuar” nga Fatmir Sheholli. “Çdo koleg i tyre, profesor i jurisprudencës kudo në secilin universitet në Kosovë, e di se çfarë katastrofe është bërë sot. Kuptohet, përjashtuar Enver Hasanin dhe sponsorizuesin e tij serbofilin Fatmir Sheholli,” kishte deklaruar Mihali. Në një prononcim për Express, Hasani iu kundërpërgjigj deklaratave të saj me tone ironike. “Unë kam për sponsor Fatmir Shehollin po aq sa Dejona Mihajlli ka për baba Drazha Mihajlloviqin, liderin nacionalist serb gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bota ime është po aq afër asaj të Fatmir Shehollit, sa është bota ime me botën e Dejona Mihajllit,” tha Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Vetëvendosje kundër aktgjykimit të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese për procesin e …