leoni

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk është konstituar – zgjedhja e Rasiçit është jokushtetuese dhe çon drejt federalizimit të Kosovës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ai ka cilësuar zgjedhjen e Nenad Rasiçit si nënkryetar të Kuvendit si “fund e krye jokushtetuese”, duke paralajmëruar se ky veprim mund të ketë pasoja serioze institucionale dhe politike. Sipas Hasanit, fakti që Rasiç është serb nuk mjafton që ai të përfaqësojë komunitetin serb në kuptimin kushtetues të konstituimit të Kuvendit. Ai theksoi se nënkryetari nga komuniteti serb duhet të propozohet nga partia që ka fituar shumicën e votave të atij komuniteti, që në këtë rast është Lista Serbe. “Rasiçi është serb, por nuk përfaqëson komunitetin serb për qëllimet e konstituimit të Kuvendit. Kushtetuta është e qartë, dhe aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e bën edhe më të qartë se kjo e drejtë humbet vetëm nëse shumica serbe refuzon të propozojë me shkrim kandidatin,” deklaroi Hasani. “Zgjedhja e sotme është skandaloze dhe fund e krye jokushtetuese. Ky interpretim çon drejt federalizimit të Kosovës – drejt krijimit të asaj që unë e quaj ‘Republika e Tretë’,” shtoi ai. Hasani tha se ka “bazë të fortë kushtetuese” për ta kontestuar rastin në Gjykatën Kushtetuese dhe paralajmëroi se, nëse rasti dërgohet, është e vështirë që zgjedhja e Rasiçit të shpallet kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit

Lumir Abdixhiku: U vonuam 35 ditë për një pozitë të parëndësishme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit, duke …