Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Nëse Kushtetuesja s’e trajton kërkesën për votimin në Kuvend, vendi rrezikon kaos institucional

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka paralajmëruar për pasojat serioze nëse kjo gjykatë refuzon të trajtojë kërkesën e AAK-së për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit. Në një opinion të publikuar më 23 maj, Hasani thotë se injorimi i kësaj çështjeje do të krijonte kaos institucional dhe do të përforconte keqinterpretimet e Aktgjykimit të vitit 2014. Ai nënvizon se vendimi i Gjykatës duhet të jetë i qartë dhe me guxim juridik, pasi çdo shmangie do të krijonte një precedent të rrezikshëm për konstituimin e institucioneve në të ardhmen. Hasani shton se zvarritja aktuale është pasojë e interpretimeve “primitive dhe arbitrare” që po i bëhen një vendimi të qartë kushtetues. Sipas tij, vendi rrezikon të futet në një cikël bllokadash politike, ku liderët dhe shumicat e përkohshme do të përcaktojnë rregullat sipas interesit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 60 OJQ alarmojnë për krizën politike në Kosovë

Më shumë se 60 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë reaguar ashpër ndaj vazhdimit …