Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Ngërçi politik mund të çojë sërish në ndërhyrjen e Kushtetueses

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se i takon klasës politike që, brenda kornizave kushtetuese dhe ligjore, të gjejë një rrugë për tejkalimin e krizës institucionale. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani tha se ekziston mundësia reale që Kuvendi të mos arrijë të konstituohet brenda afatit 30-ditor, çka do ta vinte sërish në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, aktgjykimi i fundit i Kushtetueses është i qartë, por sjelljet e Lëvizjes Vetëvendosje tregojnë se afati i vendosur nuk do të respektohet. “Nëse gjykojmë sjelljet e zotit Kurti, gjendja po shkon drejt mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai po zbaton aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me qëllim të pengimit të konstituimit ose inaugurimit të Kuvendit”, tha Hasani. Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës theksoi se një mangësi e aktgjykimit të Kushtetueses është mungesa e sanksioneve të qarta për moszbatim. Si mundësi ai përmendi de certifikimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, ose eliminimin e shkelësve nga procesi i konstituimit. “Aty ku identifikohen rastet e shkelësve të vendimeve të Kushtetueses, ata duhet të eliminohen nga pozitat drejtuese, në këtë rast, në procesin e konstituimit”, u shpreh Hasani. Sipas vendimit, kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur, ndërsa një kandidat mund të hidhet në votim deri në tri herë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …