Profesori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese e Kosovës, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër iniciativën e një grupi deputetësh, përfshirë Albulena Haxhiun, për të detyruar deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të sigurojnë 80 vota për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Hasani theksoi se një kërkesë e tillë nuk mund të imponohet nga gjykata dhe shkel standardet kushtetuese dhe praktikën e gjyqësorit kosovar. Ai rikujtoi se një aktgjykim i vitit 2015 përcakton qartë se deputetët nuk mund të detyrohen të kryejnë veprime të caktuara gjatë procedurave parlamentare. “Seanca e thirrur nga Haxhiu duket të jetë fiktive, pasi bazohet në një interpretim të gabuar të Kushtetutës. Praktika dhe jurisprudenca kushtetuese e bëjnë të qartë se deputetët nuk mund të detyrohen me vendim gjyqësor të marrin pjesë apo të votojnë në një mënyrë të caktuar,” tha Hasani.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
