Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani ‘thumbon’ Kurtin: Nëntori i Tretë nuk përsëritet më për këtë gjeneratë

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka reaguar ndaj deklarimit të liderit të VV-së, Albin Kurti, i cili në urimin për 28 Nëntorin foli për konceptin e “Nëntorit të Tretë”. Përmes një postimi të ngarkuar me simbolikë historike, Hasani ka “thumbuar” kryeministrin, duke theksuar se një Nëntor i Tretë nuk mund të ndodhë brenda kësaj gjenerate. Nga festimet e 28 Nëntorit në Korçë, Hasani kujtoi ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke nënvizuar se këto momente përbëjnë kulmin historik të sakrificës kombëtare. “Me shokë dhe pa Ademin. Zoja Nurije mori vendin e dr. Ademit, i cili na mungon të gjithëve, dhe erdhi me ne,” shkroi Hasani, duke përshkruar atmosferën e festës.
Ai shtoi se përvjetori i Flamurit dhe ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari janë momente të pandashme të këtij muaji historik. “Ta kujtojmë ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Nëntorin e Tretë, që nuk përsëritet më kurrë për këtë gjeneratë. Ta kujtojmë edhe daljen në skenë të UÇK-së, lajmëtaren e lirisë dhe të Nëntorit të Tretë,” shkruan Hasani, duke lënë të nënkuptohet se këto ngjarje janë të pakrahasueshme dhe të papërsëritshme. Ky reagim u interpretua si një kundërpeshë ndaj retorikës së Kurtit, duke hapur një debat të ri politik rreth përdorimit të simbolikës kombëtare dhe historisë së luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Shaqir Totaj

PDK nuk garanton kuorum për zgjedhjen e presidentit pa marrëveshje politike, deklaron Shaqir Totaj

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do …