Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Albin Kurti të kërkojë falje për dhunën që ka shkaktuar në Kuvend, disa vite më parë kur kundërshtonte Asociacionin

Gjatë diskutimit për çështjen e dialogut, sot  në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të kërkojë falje për dhunën që ka shkaktuar në Kuvend, disa vite më parë,  kur kundërshtonte Asociacionin. Enver Hoxhaj i ka kërkuar Albin  Kurtit të tërheqë të gjitha etiketimet që ua ka bërë pushtetarëve të atëhershëm,  që i quajti edhe tradhtarë. Mendoj që kryeministri sot ishte shumë i sinqertë me ne, por jam i tmerruar nga ajo që dëgjova nga sinqeriteti i tij, sepse kam pasur pritje të tjera që dialogu do të duhej t’i sjellë Republikës së Kosovës. Dihet se procesi i dialogut ka qenë gjithmonë i vështirë, pasi Serbia vazhdon të jetë shtet armiqësor i Kosovës, ka thënë deputeti Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …