Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Deklarata e Millanoviqit është kundër realitetit historik në Ballkan, që e përfaqësojnë të dy shtetet tona, Kroacia dhe Kosova

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se deklarata e kryetarit të  Kroacisë, Zoran Milanoviq, ku thuhet se ndërkombëtarët e kanë aneksuar Kosovën nga Serbia, është një marrëzi që duhet refuzuar nga të gjithë. Deklarata e Millanoviqit ngjan më shumë me qëndrim të Akademisë serbe apo Kishës Ortodokse të Serbisë se sa një presidenti të një vendi mik të Kosovës. Hoxhaj ka thënë se një deklaratë e tillë është kundër realitetit historik në Ballkan. Rrjedhimisht kjo deklaratë është kundër realitetit historik në Ballkan që dy shtetet tona si Kroacia dhe Kosova e përfaqësojnë. Pra e ndajnë të njëjtin fat të rrugëtimit që nga Jugosllavia deri tek përballja e përgjakshme me Serbinë e Millosheviqit. Kosova është shtet i pavarur dhe një realitet i pakthyeshëm i njohur nga të gjitha shtetet demokratike të botës”, ka përfunduar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …