Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj konfirmon gatishmërinë për të kandiduar për kryetar të PDK-së

Enver Hoxhaj ka konfirmuar se është i gatshëm të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme të brendshme të partisë. Hoxhaj tha se do ta shqyrtojë me seriozitet kandidaturën e tij sapo të shpallen zgjedhjet reale të PDK-së në çdo nivel. “Nëse më pyet se cila do të ishte platforma ime për një kryeministër të PDK-së që do ta udhëhiqte vendin, unë e shoh mbrojtjen si prioritet të parë, sigurinë energjetike si prioritet të dytë, dhe politikën e jashtme si prioritet të tretë”, deklaroi Hoxhaj. Ai nuk komentoi nëse do ta mbështeste një koalicion të tillë edhe me Albin Kurtin kryeministër. “Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër. Natyrisht se ne do ta pranonim me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë”, tha Hoxhaj në Klan Kosova. Ai dha edhe arsyet se pse do ta mbështeste një koalicion të tillë.  Hoxhaj, foli edhe për krizën aktuale politike dhe institucionale në vend, duke ofruar mendimin e tij për rrugëdaljen dhe vizionin që, sipas tij, duhet të ketë udhëheqja e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Erdogan: KFOR-i turk në Kosovë është për paqe – Shpresoj të mos ketë probleme në veri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe …