Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Kosova nuk do t’ia kthejë shpinën aleatëve, por kësaj qeverie të papërgjegjshme

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të emisarit amerikan, Gabriel Escobar në lidhje  me Qeverinë Kurti. Ai shkruan se qëndrimi amerikan është duke u përkeqësuar, derisa edhe aleatët kryesorë evropianë janë në kulm të pakënaqësive me Qeverinë Kurti. Fakti që vendimi për tokat e manastirit shkoi huq, tregon për një amatorizëm dhe një moskoordinim eklatant me aleatët shtetbërës të Republikës së Kosovës. Deklaratat e pamatura dje, sot morën një dush të ftohtë. Mosbesimi është thelluar aq shumë me aleatët, sa që diplomacia jonë është krejtësisht e izoluar dhe joefektive. Nuk po flitet më për njohje dhe anëtarësime në diplomaci me aleatët, po për dinarë e për kadastra! Kjo tregon që politika e jashtme është kthyer në ofiqari për dinarë e për kadastra. Enver Hoxhaj konsideron  se përgjegjësia e plotë i takon kësaj qeverie. Kosova nuk do t’ia kthej shpinën aleatëve, por kësaj qeverie anti-historike, ka saktësuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …