Më 16 mars 2001, në Maqedoni u ndërmor aksioni i parë i organizuar i luftëtarëve shqiptarë kundër policisë

23 vjet më parë, më 16 mars të vitit 2001, në Maqedoni u ndërmor aksioni i parë i organizuar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare   kundër policisë sllavomaqedonase me ç rast edhe pasoi komunikata e parë lidhur me sulmin. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999 si dhe Marrëveshjes së Konçulit të 21 majit të vitit 2001, e cila çoi në demobilizimin e UÇPMB-së,  një pjesë e madhe e luftëtarëve,  që kishin marrë pjesë në dy luftërat çlirimtare, morën përsipër luftën për realizimin me armë të  të drejtave të  shqiptarëve në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Çlirimtarët u pozicionuan në rrethin e Kumanovës, pastaj në malet e Sharit, kryesisht në rrethin e Tetovës  dhe në lokalitetet me shumicë shqiptare të Maqedonisë perëndimore. Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë rënë më shumë se 100 dëshmorë, por në periudhën e pas luftës kanë rënë edhe shumë të tjerë, të cilët në vazhdimësi i kishte ndjekur dhe i kishte persekutuar regjimi i Shkupit, pavarësisht se shqiptarët kishin qenë dha janë pjesë e institucioneve të këtij shteti. (RKL-TV-Dielli Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …