Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka reaguar kundër vendimit të fundit të Qeverisë për pagën minimale, duke e cilësuar atë si një mashtrim. Paga minimale prej 350 eurosh e vendosur nga qeveria është e pamjaftueshme dhe nuk pasqyron realitetin ekonomik të punëtorëve në Kosovë. Punëtorët e thjeshtë në Kosovë aktualisht marrin paga që janë nga 600 deri në 700 euro në muaj, duke e bërë vendimin për pagën minimale prej 350 eurosh të pavlefshëm dhe të padenjë për kushtet e tanishme ekonomike. Hoxhaj thekson se me rritjen e kostos së jetesës dhe dyfishimin e çmimeve, dyfishimi i pagës minimale është i vetmi opsion i drejtë. Në kohën e dyfishimit të çmimeve, një dyfishim i pagës minimale është e vetmja zgjidhje. Prandaj, kjo pagë minimale për 350 euro është vetëm një mashtrim i radhës! Asgjë më shumë se veç një pagë elektorale dhe jo minimale,” shkroi Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …