Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër vendimin e Qeverisë për pagën minimale 350 euro

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër vendimin e Qeverisë për të vendosur pagën minimale  350 euro duke e cilësuar këtë veprim si një formë të “barazisë në varfëri”. Sipas Hazirit, ky vendim tregon vlerësimin minimal që qeveria aktuale ka për punëtorët, të cilët paguhen vetëm 2 euro për orë pune. Qeveria Kurti ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të saj dhe ka shkaktuar një situatë të rëndë ekonomike dhe politike në vend. Ai kritikoi qeverinë për mosrealizimin e premtimit për tatimin e të pasurve dhe shpërndarjen e fondeve për të varfërit. Çdo vendim i marrë gjatë katër viteve të qeverisjes së Kurtit ka pasur për qëllim vetëm ndikimin zgjedhor dhe jo përmirësimin e gjendjes së qytetarëve. Veprimet e fundit të kësaj qeverie janë kulmi i të gjitha veprimeve për impaktin zgjedhor,” tha Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …