Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Me një qeveri më aktive, Kosova do të kishte shumë më tepër njohje ndërkombëtare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Kosova do të mund të kishte arritur një numër shumë më të madh njohjesh ndërkombëtare nëse do të kishte një qeveri më aktive dhe të përgjegjshme në politikën e jashtme.  Mendoj që njohja e Sirisë, për të cilën jam gëzuar shumë pasi jam marrë gjatë me të si dikush që e ka pritur opozitën siriane në ministri, është një hap i rëndësishëm. Edhe njohja e Sudanit ka qenë afër, por patëm dështuar sepse komuniteti i deputetëve atje e kishte kundërshtuar,” tha Hoxhaj. Këto zhvillime tregojnë se me pak më shumë përpjekje dhe angazhim diplomatik, Kosova do të mund të arrinte edhe më shumë suksese në arenën ndërkombëtare. “Këto njohje tregojnë se nëse ka pak përpjekje, do të ketë njohje. Unë që nga dhjetori i vitit 2024 kam thënë se Siria do ta njihte Kosovën. Kjo tregon se nëse një qeveri do të ishte më e përgjegjshme, do të mund t’i kishim 150 njohje,” u shpreh ai. Hoxhaj shtoi se disa shtete janë tashmë të gatshme ta njohin Kosovën, përfshirë Irakun, Libanin, Tunizinë, si dhe disa vende në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. “Jam i bindur se Iraku mund ta njohë Kosovën, ashtu edhe Libani me qeverinë e re, si dhe Tunizia, ku kam qenë dy herë në vizitë zyrtare. Edhe Indonezia, një shtet i G20-ës, mund të jetë pjesë e një vale të re njohjesh. Ka disa shtete në Afrikë për shkak të rënies së ndikimit rus, por edhe në Amerikën Latine,” theksoi deputeti i PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …