Enver Hoxhaj: Nën drejtimin e vendit nga PDK janë ndërtuar qindra shkolla dhe dyfishuar pagat për mësimdhënësit

Enver Hoxhaj: Nën drejtimin e vendit nga PDK janë ndërtuar qindra shkolla dhe janë dyfishuar pagat në arsim

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka nisur ditën me një shkrim për mësimdhënësit. Hoxhaj e ka publikuar një fotografi në rrjetin social ku shihet me disa mësimdhënës. Ai ka thënë se nën drejtimin e vendit nga kjo parti janë ndërtuar shumë objekte shkollore dhe janë ngritur për 118% pagat për punonjësit e arsimit.“PDK-ja ndërtoi qindra shkolla dhe dyfishoi për 118% pagat për mësimdhënësit, që janë një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë dhe shtetit. Koha për një tjetër mbështetje dinjitoze për ta”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Çmimi i energjisë u shtrenjtua katër herë në katër vite, dështuan projektet strategjike

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paralajmërimit për …