Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Një Qeveri stabile pas 17 shkurtit është jetike për të ardhmen e Kosovës

Në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar rëndësinë e një qeverisjeje stabile për të garantuar rrugën euroatlantike të vendit. Në një video-adresim, Hoxhaj ka shprehur nevojën për një udhëheqje të qëndrueshme, që mund të udhëheqë Kosovën përmes sfidave të shumta rajonale dhe të sigurojë stabilitet për të ardhmen e vendit. Ai ka theksuar se në një botë ku lufta dhe dhuna për qëllime politike janë bërë të dukshme, është jetike që Kosova të ketë një qeveri të fortë pas 17 shkurtit. “Në një botë ku përdorimi i luftës dhe dhunës duket legjitim dhe e drejta ndërkombëtare është zëvendësuar me ligjin e të fortit, ne duhet të kemi një qeveri stabile,” ka thënë Hoxhaj. Ish-ministri ka përsëritur se anëtarësimi në NATO duhet të jetë prioriteti kryesor për Kosovën, duke e konsideruar atë si boshtin e zhvillimit të sigurisë dhe të ardhmes së vendit. “E vetmja ide që duhet të jetë bosht i zhvillimit tonë, është anëtarësimi në NATO,” ka shtuar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …