leoni

Enver Hoxhaj paralajmëron edhe masa tjera reciprociteti ndaj Serbisë pas taksës për produktet nga ky shtet

Enver Hoxhaj paralajmëron edhe masa tjera reciprociteti ndaj Serbisë pas taksës për produktet nga ky shtet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj,  po paralajmëron edhe masa tjera reciprociteti ndaj Serbisë pas taksës për produktet nga ky shtet. Pas takimit që kishte me zëvendëskryeministrin maqedonas, Bujar Osmanin, ai tha se masa të tilla do të vihen nëse Serbia vazhdon ta cënojë integritetin territorial të Kosovës. Madje ai tha se nuk do të ketë as heqje të taksës. “Nëse Serbia vazhdon me cenu integritetin territorial të Kosovës ne taksën nuk e heqim por vazhdojmë me ide tjera kreative që kemi, e me to edhe mund të habiteni cilat janë”, tha Hoxhaj. Kujtojmë se SHBA-të dhe BE-ja tash e sa kohë kanë intensifikuar presionin ndaj Kosovës për heqjen e taksës.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …