Mbahet mbledhja e parë për këtë vit e Komitetit për Politikë e Financa

Komiteti për Politikë e Financa i Komunës së Vitisë ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar disa pika të rëndit të ditës: Shqyrtimi i planit vjetor 2019 dhe planit strategjik 2019 i njësisë së Auditimi të brendshëm në Komunën e Vitisë. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e orarit të mbajtjeve të takimeve të Kuvendit të Komunës së Vitisë. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për bashkëpunimin ndër komunal të qëndrueshme me Komunën e Kirchhain. Draft Plani i punës për vitin 2019 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësimin e vendimit nr. 01-410/03-538 të datës 05.06.2018 për formimin e komiteteve konsultative. Gjithashtu në këtë mbledhje janë  paraqitur edhe dy informata: Informatë mbi punën e komiteteve funksionale për vitin 2018 dhe Informata nga zyra e prokurimit mbi raportin e prokurimit dhe planifikimit final të prokurimit për vitin 2019. Ndonëse për këtë mbledhja ishte paraparë të votohet edhe Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2019 me shumicën e votave të anëtarëve të këtij Komiteti u vendos që këto pasqyra të plotësohen dhe të sillën në mbledhjen e radhës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …