Enver Hoxhaj thotë se taksa po shkakton probleme për politikën e jashtme, dialogun dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Enver Hoxhaj: Serbia mbetet kërcënim për rajonin duke ndërhyrë si zgjatje e Rusisë në secilin prej shteteve të Ballkanit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq në lidhje me deklaratat që ai bëri së fundmi për shndërrimin e FSK’së në ushtri. Hoxhaj tha se Serbia mbetet kërcënim për rajonin duke vazhduar të ndërhyjë si zgjatje e Rusisë në secilin shtet të Ballkanit. Kur flitet për kërcënime, Hoxhaj tha se nuk është FSK-ja, por është ushtria e Serbisë e cila operon nën doktrina anti-perëndimore dhe me armë nga Rusia. “Serbia mbetet kërcënim për rajonin duke ndërhyrë si zgjatje e Rusisë, në secilin prej shteteve të Ballkanit. FSK’ja, forca multietnike e trajnuar nga NATO nuk është kërcënim. Kërcënim është ushtria e Serbisë që operon me armë ruse e nën doktrina anti-perëndimore”, ka shkruar Hoxhaj.President i Serbisë, Aleksandër Vuciq tha sot se shndërrimi i FSK’së në ushtri përbën kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …