Enver Milazim Bytyçi (17.10.1982 - 15.10.1998)

Enver Milazim Bytyçi (17.10.1982 – 15.10.1998)

Gjatë luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në altarin e atdheut kanë rënë edhe shumë nxënës dëshmorë, të cilët lanë shkollimin dhe iu përgjigjën kushtrimit të legjendarit, Adem Jashari, për të luftuar kundër okupatorit serb dhe për ta çliruar Kosovën nga robëria shekullore. Në mesin e tyre ishte edhe, Enver Bytyçi, i lindur me 17 tetor të vitit 1982 në fshatin Shkozë të komunës së Malishevës. Prindërit Milazim dhe Satbere Bytyçi, linden dhe rritën bijtë dhe bijat: Xhylien, Elfijen, Mevlyden, Enverin Sherafedinin, dhe Selajdinin.
Gjyshi i Enverit, Riza Brahim Bytyçi ishte gjithnjë në shërbim të kombit dhe atdheut. Ai në kohën e Jugosllavisë monarkike e despotike kishte mbajtur kontakte të fshehta dhe ishte konsultuar me konsullin e Shqipërisë, në Shkup. Rizai ishte në mesin e atyre pak shqiptarëve, i cili në atë kohë sjellë abetaret e para në këtë trevën e Malishevës, edhe pse e kishte ditur se regjimi jo vetëm ndalonte arsimimin shqip, por dënonte me vdekja ata që shpërndanin libra të tilla.
Enveri shkollën fillore “ Shkëndija”e ka kryer në vendlindje me sukses shembullor. Ishte djalë i qetë i dashur dhe i afërt me shokë e familjarë. Në luftën heroike të popullit shqiptarë që kanë bërë emër dhe luftëtarë të rinj në moshë, madje nën moshën 18-vjeçare. Të tillë ishin edhe luftëtarët dhe liridashësit e fshatit Shkozë të komunës së Malishevës, ku me shekuj ka jehuar arma çlirimtare.
Enveri ishte edukuar në një rreth, ku ishte frymëzuar me idealet e pastra atdhetare. Edhe pse i ri, ai i takonte rinisë atdhetare, e cila kishte kuptuar me kohë se politika e durimit çonte në skllavëri të përjetshme. . Me 11 korrik të vitit 1998 Enveri së bashku me djalin e xhaxhait të tij, Kujtimin, kyçën në radhët e luftëtarëve të lirisë.
Dhuna që kishin ushtruar policët serbë në fshat kishte mbushur mllef dhe kishte zemëruar së tepërmi të rinjtë, të cilët mezi prisnin të armatoseshin dhe t’u dilnin në ballë forcave masakruese okupatore.
Stërvitjet i filluan në fshatin Shkozë, nën udhëheqjen e luftëtarit Sefer Bytyçi. Mandej me bashkëluftëtarët: Besir, Xhevdet dhe Bajram Bytyçi, këta dy luftëtarë ishin së bashku në disa beteja të zhvilluara kundër okupatorit serb.
Meqë, në terren ndihej mungesë e madhe e armatimit, kur tashmë qindra e mijëra të rinj e të reja po i mbushnin radhët e UÇK-së, Enveri dhe Kujtimi ishin ndër të parët vullnetarë që u nisën për në shtetin amë për tu furnizuar me armë në Shqipëri.
Më 15 tetor të vitit 1998 luftëtarët trima nisin rrugëtimin e tyre për në Shqipëri. Në fshatin Lubizhdë të Hasit grupit të tyre iu bashkua udhëheqësi Hamëz Miftari nga fshati Rumajë. Grupi i luftëtarëve të lirisë ishin duke shkuar drejt Cahanit. Fatkeqësisht për një moment Enveri dhe Kujtimi bien në mina, që paraprakisht i kishte vendosur ushtria serbe. Rënia e tyre në krye të detyrës ishte një humbje e madhe për familjen e bashkëluftëtarët.
Me 16 tetor të vitit 1998 me nderime ushtarake u bë varrimi i dëshmorëve Enver Bytyçi dhe Kujtim Bytyçi, në vendlindjen e tij në fshatin Shkozë.
Familja e Enver Bytyçit në nderim të jetës dhe veprës së tij heroike ka marrë mirënjohje nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes së QPK-së, si dhe nga shoqatat e luftës. (A. Q.)

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Xhemshir Terziu (8.9.1977 - 28.9.1998)

Nazim Xhemshir Terziu (8.9.1977 – 28.9.1998)

Nazim Terziu lindi më 8 tetor të viti 1977, në fshatin e quajtur Sllatina e …