Policia e Kosoves

Epror të Policisë së Kosovës kanë degraduar nga detyra hetuesit që kanë hetuar ministren Rozeta Hajdari dhe zyrtar të tjerë të lartë

Epror të Policisë së Kosovës kanë degraduar nga detyra hetuesit që kanë hetuar ministren në detyrë Rozeta Hajdari dhe zyrtar të tjerë të lartë. Njëri nga këta hetues është dërguar në pozitën e mbikëqyrësit të patrullës në Skënderaj, ndërsa tjetri në Malishevë. Bazuar në informacionet që ka siguruar Nacionale, rreshteri Idriz Gashi që kishte hetuar edhe afera të tjera të njohura korruptive si rasti i Nagip Krasniqit, apo i Faruk Mujkës, është degraduar skajshmërisht me një vendim të ditëve të fundit. Nga një rreshter e hetues që ka trajtuar dyshimet korruptive në vlera miliona euro, tash Gashi është dërguar në Skënderaj si Mbikëqyrës i Ekipit Patrullues. Përveç rreshterit Idriz Gashi, nga Njësia e Veçantë Hetimore u largua dhe u degradua hetuesi Shaip Elshani. Siç ka mësuar Nacionale, ai u dërgua si hetues në rajonin e Gjakovës, në stacionin e Policisë në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

James Rubin: Gjykata Speciale është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrollit

James Rubin: “Gjykata Speciale është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrollit”

James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pranoi se në një intervistë në korrik të këtij …