leoni

Erdogan: Turqia dhe Irani janë dakord për rëndësinë e shmangies së hapave që do të kërcënonin më tej sigurinë e stabilitetin e rajonit

Turqia dhe Irani janë dakord për rëndësinë e shmangies së hapave që do të kërcënonin më tej sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu. “Ne diskutuam nevojën për t’i dhënë fund sulmeve çnjerëzore të Izraelit ndaj Gazës dhe për të ndërmarrë hapa urgjentë drejt vendosjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij iranian Ebrahim Raisi pas takimit të tyre në Ankara. Turqia  ka dërguar mbi 30 mijë  tonë ndihma humanitare për palestinezët në portin Al-Arish në Egjiptin verilindor, duke përfshirë 26 mijë tonë miell, që nga 7 tetori, Erdoğan tha: “Ne përsëritëm mbështetjen tonë për kauzën e drejtë të Palestinës dhe riafirmuam angazhimin tonë për të vazhduar bashkëpunimin për këtë çështje”. Të dy presidentët gjatë takimit kanë shkëmbyer mendime edhe për zhvillimet e fundit në Palestinë, Siri, Irak, Afganistan dhe Kaukazin e Jugut, njoftoi Erdoğan.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …