Apeli i Gjykatës së Posaçme të Shqipërisë, ka refuzuar ankimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë

Apeli i Gjykatës së Posaçme të Shqipërisë, ka refuzuar ankimim e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë. Në këtë formë mbetet të fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë që do të thotë se ish-kryeministri do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie. Kujtojmë se Sali Berisha është në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Kjo masë kundër tij u mor pasi ai nuk zbatoi masën e detyrim paraqitjes, duke refuzuar të shkojë në SPAK. Berisha është person nën hetim për korrupsion në lidhje me çështjen “Partizani”. Për të njëjtën çështje është në “arrest shtëpie” edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ndërsa ndërtuesit Fatmir Bekteshi i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …