Turqia ka arritur në fazën e lënies prapa të kësaj periudhe të trazuar duke demonstruar një qëndrim shumë më të fortë se vendet e zhvilluara, tha të martën Kryetari Erdogan para se të hynte në mbledhjen e Këshillit Qendror Ekzekutiv të partisë së tij. “Ne duhet të riparojmë me shpejtësi dëmet që ka shkaktuar në ekonominë tonë periudha e epidemisë dhe të orientohemi drejt hapave shumë më të mëdhenj”- tha Erdogan, ndërsa shtoi se Turqia do t’i kthejë në suksese më të mëdha rajonale dhe globale përfitimet e procesit pandemik. “Turqia ka arritur në fazën e lënies prapa të kësaj periudhe të trazuar duke demonstruar një qëndrim shumë më të fortë se vendet e zhvilluara”,- theksoi ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
