Erhard Buhler

Erhard Buhler: Kosova nuk është në NATO, por ka mbështetje të plotë të Amerikës, Gjermanisë dhe Aleancës Veri-Atlantike

Gjenerali gjerman, Erhard Buhler, ish-komandant i KFOR-it në Kosovë, në intervistë për RTK-në është cituar të ketë deklaruar se Kosova nuk është në NATO, por ka mbështetje të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe tërë Aleancës Veri-Atlantike. Banorët e  Kosovës nuk duhet të shqetësohen e të frikësohen  shumë në lidhje me këtë çështje, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Gjenerali, Buhler, saktësoi se megjithatë të gjithë  njerëzit në një masë ndihen  të shqetësuar,  sepse Evropa ka hyrë në një fazë të jostabilitetit. Pas tridhjetë vjetësh, kjo është një nga sfidat më të mëdha të kontinentit dhe  askush nuk e di si do të përfundojë.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …