Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.  Në takim, përveç situatës së sigurisë në rajon pas agresionit rus në Ukrainë, u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në fusha me interes të përbashkët. Nënkryetari Hoxhaj, me këtë rast, shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadorit Hovenier në të gjitha proceset politike përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.  Ambasadori, ka thënë se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nënkryetari Hoxhaj tutje është shprehur se partneriteti, aleanca e Kosovës dhe Amerikës  janë kyçe për të ardhmen tonë euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …