Gabriel Escobar

Escobar: SHBA ka mekanizma për t’iu kundërvënë ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi

Diplomati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pablo Eskobar ka deklaruar se Uashingtoni ka mekanizma politikë dhe diplomatikë për t’iu kundërvënë ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendëshme të Malit të Zi. Gjatë fjalës në forumin 2BS (To be Secure) në Budva, Zëvëndësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar ka theksuar se ato forca politike në Mal të Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë që Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i kthyer drejt Perëndimit dhe të qëndrojë si pjesë e NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi shembull për rajonin në 20 vitet e fundit, dhe për ato parti që me të vërtetë po përpiqen të minojnë këto vlera, ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksionet, si dhe izolimi diplomatik dhe politik” ka theksuar diplomati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pablo Eskobar.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …