Është hapur panairi i veshjeve dhe ushqimeve tradicionale dhe artizanaleve

Në kuadër të muajit të bashkatdhetarëve, të hënën në Sheshin “Adem Jashari”, nw Skenderaj, nën organizimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Turizëm dhe Inovacion të komunës së Skenderajt është hapur panairi i veshjeve e ushqimeve tradicionale dhe artizanaleve. Në hapje të panairit kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Turizëm dhe Inovacion Besarta Meha-Ademi.

Qëllimi i këtij panairi është promovimi i kulturës sonë si trevë dhe ruajtja e traditave shqiptare në kulturën e veshjes, ushqimit dhe artizanaleve.

Panairi do të qendrojë i hapur për disa ditë, ku bashkatdhetarët tanë do të kenë mundësi për të kujtuar shijuar dhe ruajtur traditat tona shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Le të mobilizohemi për fitoren që na pret

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka ftuar …