Është liruar rruga Mitrovicë – Bërnjak që ishte e bllokuar nga serbët lokal pas vizitës së kryetarit Hashim Thaçi gjatë të shtunës në Ujman. Serbët që kishin bllokuar rrugën në hyrje të Zubin Potokut që nga ora 17:00 janë shpërndarë dhe rruga është liruar për qarkullim. Mësohet se rruga është liruar për qarkullim rreth orës 22:00. Lirimi i rrugës u bë pas thirrjes së Vuçiqit drejtuar serbëve të veriut.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
